zgjedhjet parlamentare ne bullgari votohet edhe ne kukes 671e79a22d415

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, votohet edhe në Kukës

October 27, 2024
1 minut lexim

Këtë të dielë të 27 tetorit qytetarët bullgarë janë duke votuar për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe anëtarët e komunitetit bullgar që jetojnë në Kukës, të cilët Sofia dhe Tirana i kanë njohur zyrtarisht si minoritet, e që gëzojnë dy nënshtetësi.

Në Pallatin e Kulturës të qytetit verilindor u hap një qendër votimi ku të drejtë vote kishin personat me letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.

A2 CNN raporton se qendra e votimit u hap në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa procesi i votimit do të mbyllet në orën 20:00 të mbrëmjes.

Deri më tani procesi po kryhet normalisht dhe pa probleme. Votuesit janë kryesisht nga fshatrat e zonës së Gorës, por edhe banorë të qytetit të Kukësit, të cilët gëzojnë dokumente personale bullgare.

Qendra votimi për komunitetin minoritar bullgar janë hapur edhe në pranë ambasadës bullgare në Tiranë, por edhe në Korçë, Pustec dhe Elbasan. Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të pare është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si të tillë.

Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji që u miratua në vitin 2017.

Bullgarët shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e shtata të parakohshme brenda katër viteve dhe vetëm 4 muaj pas votimeve të qershorit, të cilat ishin derivat i rënies së një koalicioni qeveritar të qendrës së djathtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mickoski doreheqja e komisionit eshte virtyt per lsdm kjo nuk mjafton kerkojne pergjegjesi edhe nga siljanovska 671e77c602111
Story i mëparshëm

Mickoski: Dorëheqja e komisionit është virtyt – Për LSDM kjo nuk mjafton, kërkojnë përgjegjësi edhe nga Siljanovska

kujtimi i dhimbshem luftoja per jeten ne spital kur degjova babain qe tha lere te vdese 671e7b0d1175d
Story i radhës

Kujtimi i dhimbshëm: Luftoja për jetën në spital kur dëgjova babain që tha “lëre të vdesë”

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë