Mickoski do të marrë pjesë në takimin e liderëve për ndryshimet kushtetuese

May 29, 2023
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në një takim të partisë së tij në Dellçevë, tha se do të marrë pjesë në takimin e liderëve për ndryshimet kushtetuese, sepse beson se sa herë që diskutohet për ardhmërinë e Maqedonisë është e nevojshme të marrë pjesë. Por, siç tha Mickoski duke folur nga ky takim, ai nuk ka shpresa të mëdha për rezultatet pozitive.

“Këto ditë kanë paralajmëruar mbledhje liderësh. Të them të drejtën, nuk kam shumë shpresë, edhe pse do të marr pjesë në takim, sepse sa herë që diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë, mendoj se është e nevojshme të marr pjesë. Në të njëjtën kohë, në atë takim dua që kryeministri të jetë në dijeni të kohës pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese”- tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Në fjalën e tij ai theksoi se ka ardhur koha për të shpjeguar diçka që në shekullin XXI nuk guxon të jetë objekt diskutimi dhe identiteti i Maqedonisë nuk duhet të mohohet nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Mickoski theksoi se askush nuk mund ta bindë se amendamentet kushtetuese tani janë zgjidhja e vetme.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madridi afër marrëveshjes me Ceballos për kontratën e re

Story i radhës

Melinda shfaqet nga Italia, dikush po i shkruan “non-stop”

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë