Michael Roth sot për vizitë zyrtare në Shkup

September 12, 2023
1 minut lexim

Dje në Maqedoni ka mbërritur i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ndërsa sot në Shkup do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri i shtetit gjerman për Evropën, Michael Roth.

Kjo është pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe zbatimin e amendamenteve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së.

Sipas agjendës, Roth do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së – Hristijan Mickoski.

Është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin rajonal “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Diplomacisë Parlamentare” në të cilin janë të ftuar deputetë dhe përfaqësues të shërbimeve eksperte të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bundestagut Gjerman dhe Parlamentit Evropian.

Në debat do të marrë pjesë edhe Manuel Sarrazin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Osmani do të zhvillojë takim me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagut gjerman, Mihael Rot

Story i radhës

Ngjarje e rëndë në Greqi, polici vret gruan dhe më pas vetëvritet

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë