michael fassbender zbulon aksidentalisht emrin e te birit ne nje serial televiziv per here te pare pas pese vitesh 6a1d1efb2fdec

Michael Fassbender zbulon aksidentalisht emrin e të birit në një serial televiziv për herë të parë pas pesë vitesh

June 1, 2026
1 minut lexim

Aktorët Michael Fassbender dhe Alicia Vikander njihen për ruajtjen e jetës së tyre private, por Fassbender zbuloi aksidentalisht një detaj rreth familjes.

Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në “The One Show”, ku ishte së bashku me Tom Hanks, Tim Allen dhe Joan Cusack si pjesë e promovimit të filmit “Toy Story 5”, aktori ka folur edhe për prindërimin dhe ndikimin e teknologjisë tek fëmijët.

Me atë rast, ai përmendi emrin e të birit, gjë që i habiti si prezantuesit ashtu edhe të ftuarit e tjerë në studio.

“Frey është pothuajse pesë vjeç dhe ai tashmë po më kërkon telefonin e tij”, tha Fassbender.

“Falë tij, jam bërë më i vetëdijshëm për sa shumë e përdor telefonin. Duhet ta disiplinoj veten për këtë”, theksoi aktori.

Emri Frey rrjedh nga traditat nordike dhe gjermanike. Në mitologji, shoqërohet me perëndinë Freyr, një simbol i pjellorisë, paqes dhe prosperitetit.

Fassbender dhe Vikander u takuan në vitin 2014 në xhirimet e filmit “The Light Between Oceans” (2016) dhe u martuan tre vjet më vonë në një ceremoni intime në Ibiza.

Çifti kaloi një periudhë të vështirë para lindjes së fëmijës së tyre të parë pas një aborti spontan, për të cilin Vikander ka folur hapur më parë.

Djali i tyre i parë, Frey, lindi në vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, ardhjen e të cilit gjithashtu e mbajtën sekret për një kohë të gjatë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mot i qendrueshem dhe vranesira kalimtare parashikimi per diten e sotme 6a1d1dd024724
Lajmi i mëparshëm

Mot i qëndrueshëm dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e sotme

Të fundit nga

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot  shënohet 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë që i kushtohet promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve. Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve,
ShkoLartë