MF: Me strategjinë për zhvillimin e tregut financiar, më shumë mundësi investimi për amvisëritë dhe investitorët e huaj

February 9, 2022
min lexim

Më shumë mundësi për financimin e projekteve për kompanitë, ofertë e re për investitorët individualë, si dhe tërheqja e investitorëve të huaj janë qëllimet kryesore të Strategjisë së zhvillimit të tregut financiar, e cila u miratua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozimin e Ministrisë së Financave.

Sferat kryesore të Strategjisë së zhvillimit të tregut të kapitalit janë: rritja e ofertës së letrave me vlerë të kapitalit, përmes stimulimit të ofertave publike iniciale dhe privatizimit të plotë ose të pjesërishëm përmes bursës, si dhe për shkak të nevojës për zhvillimin e tregut primar të aksioneve, rritjes së ofertës së letrave me vlerë të borxhit, përmes emetimit të një numri të madh të llojeve të ndryshme të fletobligacioneve me qëllim të rritjes së investimeve dhe ndryshimit të strukturës së pronarëve, si dhe për shkak të nevojës për zhvillimin e tregut dytësor për letrat me vlerë të borxhit, si dhe rritjes së shfrytëzimit të potencialit të investitorëve institucionalë në funksion të zhvillimit të tregut të kapitalit, ndryshimit të arkitekturës së rregullimit financiar jobankar, qasjes së organizuar (institucionale) në avancimin e edukimit financiar në sferën e tregut të kapitalit.

Qëllimi i Strategjisë është që të nxiten proceset për dinamizimin e tregut të kapitalit deri në nivelin e mesatares në BE. Gjithashtu, si indikatorë sa i përket arritjes janë vendosur – niveli i kapitalizimit tregtar, likuiditeti i tregjeve të kapitalit, struktura e burimeve për financimin e projekteve tek kompanitë, struktura e portofolit investues së investitorëve individual si dhe niveli i edukimit financiar.

Roli i tregjeve financiare në të gjitha vendet është shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Qëllimi kryesor i politikave ekonomike janë investimet, prandaj zhvillimi i tregut të kapitalit është faktor ekonomik i rëndësishëm afatgjatë që ndikon ndaj vëllimit të prodhimit dhe punësimit.

Strategjia parasheh se përveç ndërmarrjes së masave për ngritjen e nivelit të zhvillimit të tregut të kapitalit (në kuptimin e zgjerimit të ofertës), masat duhet të determinohen edhe drejt rritjes së kërkesës se letrave me vlerë në tregun e kapitalit, që arrihet përmes rritjes së atraktivitetit të instrumenteve financiare, lehtësimit të kufizimeve rregullatore dhe ngitjes së vetëdijes dhe edukimit financiar të pjesëmarrësve.

Tregu i kapitalit është vendi ku kompanitë kanë mundësi që t’i mobilizojnë burimet e mjeteve për financimin e projekteve të tyre që janë më fleksibile. Gjegjësisht, kompanitë t’i financojnë projektet përmes burimeve alternative dhe jo vetëm përmes produkte bankare që në mënyrë dominante shfrytëzohen në ekonominë tonë, por që janë më të qasshme për kompanitë që janë më të zhvilluara.

Burimet alternative të financimit duhet të jenë në dispozicion për kompanitë në një fazë të hershme të zhvillimit si dhe për kompanitë në rritje përmes emetimit të letrave me vlerë, si dhe organizimit të fondeve për kapital sipërmarrës. Përkatësisht, çdo ide që me sukses do të financohet dhe zhvillohet përmes të ashtuquajturave fonde për kapital sipërmarrës ose platformat për financim me bashkëpunim apo strukturim të grupit (crowdfunding), burimet për financim të zhvillimit të tyre të mëtejshëm, kompanitë do të mund t’i kërkojnë edhe në tregjet e aksioneve.

Ndërsa për amvisëritë, tregu i kapitalit paraqet mundësi për investime afatgjate dhe realizim të rendimenteve më të larta, që njëkohësisht mund të stabilizohen përmes diversifikimit. Fokusi kryesor i Strategjisë është mbi përcaktimin e mundësive për zgjerimin e ofertës së letrave me vlerë afatgjate dhe rritjes së kërkesave, para se gjithash nga pjesëmarrja më e madhe e amvisërive dhe investitorëve institucional vendas dhe të huaj.

Tërheqja e investitorëve të huaj do të ndikojë mbi zhvillimin e tregut vendas, që do të ndikojë edhe mbi rritjen e ekonomisë vendase. Kjo do të realizohet duke definuar mënyrën e paraqitjes së portofolit sa i përket mundësive për investime në vend, nxitjen e kompanive që të marrin pjesë në konferencat rajonale investuese, si dhe rritjen e vizibilitetit dhe disponueshmërisë së letrave vendase me vlerë për investitorët e huaj.

Në këtë proces, edukimi financiar do të ketë rol të rëndësishëm përmes së cilit do t’u prezantohen shfrytëzuesve të mundshëm mundësitë e reja dhe shfrytëzimi i tyre nga një numër i madh i investitorëve.

Me këtë strategji parashihet që të sigurohen rregullatorët e tregut financiar, që do të jenë përgjegjës për të gjitha proceset në tregjet financiare. Sot, rregullimi financiar në Maqedoninë e Veriut është krijuar në atë mënyrë ku disa organe rregullatore financiare rregullojnë një segment të caktuar specifik të tregut financiar.

Strategjia u hartua përmes procesit inkluziv të shkëmbimit të ideve dhe konsultimeve në kuadër të Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit që menaxhohet nga Ministria e Financave të RMV-së.

Qëllimet themelore të strategjisë janë rritja e kontributit të tregut të letrave me vlerë në PBB-në e vendit, përforcimi dhe mbajtja e stabilitetit dhe sigurisë së sistemit financiar, përkrahja e zhvillimit dhe implementimit të zgjidhjeve dixhitale për rritjen e disponueshmërisë së instrumenteve në tregun e kapitalit, rritja e efikasitetit të proceseve që zhvillohen në të dhe të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligji i shtetësisë, Bushi: ASK përgjegjëse për ngecjet, jo MPB

Story i radhës

BDI: Fal qeverisjes së mirë kemi rritje të dyfishtë të rrogës minimale

Të fundit nga

ShkoLartë