MF: Borxhi publik menaxhohet dhe mbahet në nivel stabil

January 31, 2022
1 minut lexim

Sot, Ministria e Financave publikoi të dhëna për nivelin e botxhit publik dhe shtetëror pëfshirë datën 31.12.2021.Sipas të dhënave të publikuara borxhi publik përfshirë datën 31.12.2021 është 60.9% të PBB-së.

Borxhi publik mbahet në nivel stabil. Edhe në kushte të krizës shëndetësore e cila vazhdon dy vitet e fundit, kurse tremujorin e fundit të vitit 2021 u ballafaquam edhe me krizën energjetike, me politikat dhe masat që i ndërmorëm, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2021 shënoi ulje krahasuar me nivelin e borxhit publik në fund të vitit 2020. Në fund të vitit 2021 borxhi publik shënoi ulje për 0.1 pikë përqindje krahasuar me gjendjen e borxhit publik në fund të vitit 2020, kurse në tremujorin e tretë kishte ulje prej 3.5 pikë përqindje në raport me tremujorin paraprak.

Vazhdojmë me përpjekjen në drejtim të pozicionimit të borxhit publik nën 60% të PBB-së në kuadër të kriterit të Mastrihtit, që sipas projeksioneve në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik në vitin 2026, borxhi planifikohet të ulet në nivel prej 57.7% të PBB-së.

Ministria e Financave i publikon të dhënat për borxhin publik në nivel tremujor, ndërsa të dhënat për borxhin shtetëror i publikon në nivel mujor. Sipas të dhënave të fundit, borxhi shtetëror më datë 31.12.2021 ka qenë në nivel prej 51.9%.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të ketë lehtësim të masave anti kovid në RMV?

Story i radhës

Demokracia e primareve dhe impakti pozitiv i saj!

Të fundit nga

ShkoLartë