Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një nga çiftet më të përfolura të Big Brother, por edhe një prej atyre që u shoqëruan me mosbesim në fillimet e tyre.
U desh përpjekja dhe këmbëngulja e DJ nga Kosova, që Einxhel të mund të zbutej, dhe të pranonte më në fund që ti hapte derën dashurisë.
Pas mbrëmjes së djeshme, ku Einxhel u rendit në vendin e tretë, pas votave të publikut, ajo e ka kaluar natën me të dashurin e saj.
Postimi nga Einxhel Shkira
Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka ndarë foto nga krevati me DJ Dagz, ndërkohë që përshëndetet më në fund dhe me fansat e saj në rrjetet sociale.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, kur po bënte grimin, Einxheli kujtoi se ishte takuar me Dagzin në mbrëmjen me ish banorët dhe e cilësoi si takim special si në burg, por theksoi se ata në burg nuk kanë kamera duke treguar se i mungon intimiteti pa praninë e kamerave.
Postimi nga Einxhel Shkira