mexhiti qeveria urdheron mbikeqyrje te jashtezakonshme per mbeturinat ne shkup 68f7bbb529d43

Mexhiti: Qeveria urdhëron mbikëqyrje të jashtëzakonshme për mbeturinat në Shkup

October 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i ri i Komunës së Çairit, njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe zëvendëskryeministër i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rënduar të mbeturinave në kryeqytet, duke e quajtur atë “pasqyrë të papërgjegjësisë institucionale”.

“Sot Shkupi është katandisur në një gjendje të rëndë të mbeturinave. Rrugët, lagjet dhe hapësirat publike janë lënë pas dore, duke u kthyer në pasqyrë të papërgjegjësisë institucionale,” ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se përgjegjësinë për këtë gjendje e mban ndërmarrja publike “Higjiena Komunale – Shkup”, e cila drejtohet nga koalicioni BDI – Danella – Levica.

“Menaxhimi i mbeturinave komunale bëhet përmes ndërmarrjes publike ‘Higjiena Komunale – Shkup’. Këta mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kaosin dhe papastërtinë që ka pushtuar qytetin,” ka theksuar ai.

Mexhiti njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj mënyrës së mbledhjes dhe transportit të mbeturinave në territorin e Shkupit, për shkak të gjendjes alarmante të krijuar ditëve të fundit.

Gjithashtu, është urdhëruar një kontroll i detajuar mbi punën e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale – Shkup”, për shkak të mosmbledhjes së rregullt të mbeturinave, e cila, sipas tij, “po rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve”.

“Shumë shpejt do të ndërmarrim aksion të plotë për pastrimin e qytetit, sepse qytetarët e Shkupit meritojnë pastërti, dinjitet dhe një administratë që punon për ta,” përfundon reagimi i Mexhitit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 2 4
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Për kaosin me mbeturinat në Shkup, do të mbajnë përgjegjësi BDI, Danella dhe Levica

IZET MEXHITI 4 2
Lajmi i radhës

Mexhiti për Euronews: Shqiptarët e RMV-së nuk janë më të përçarë në shumë parti siç propagandon Ali Ahmeti (VIDEO)

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë