Mexhiti: “Po vjen era shtet”

December 21, 2024
1 minut lexim

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja.

“E tash nuk do të hyjë në komentim të kësaj, është çështje spekulative, por me rëndësi po kthehet shteti ligjor, po vjen era shtet”, shtoi Mexhiti.

Edhe pse për mediat në Shqipëri tha se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet në Shqipëri, zëvendëskryeministri aktual Izet Mexhiti refuzoi të japë detaje tjera.

“Tash ka shumë informacione, por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi ligjin, , çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis, ndërsa puna tjetër i mbetet MPB-së dhe organeve të drejtësisë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, SHSKUK-ja del me sqarim

Story i radhës

Kundër Aleksandër Vuçiqit, ish – futbollisti serb godet: Një numër i madh tifozësh nuk vijnë për shkak të deklaratave të Mijatoviqit për të

Të fundit nga

ShkoLartë