IMG 1602

Mexhiti: Njëzet vjet më parë i dhamë Shkupit Skënderbeun, sot festojmë me krenarinë e asaj që kemi arritur

November 28, 2026
1 minut lexim

Në një atmosferë festive, mes flamujve kuqezi, këngëve shqipe dhe krenarisë kombëtare, sot në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup u mbajt manifestimi qendror “20 Vjet Krenari”, i organizuar nga Komuna e Çairit me rastin e Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Programit festiv i dhanë emocion të veçantë koncerti i këngëtares së njohur shqiptare Edona Llalloshi, si dhe interpretimet artistike të Çun Lajçit dhe Pajazit Murtishit, duke i dhënë këtij jubileu një dimension të veçantë artistik dhe kulturor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke rikujtuar rëndësinë historike të vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup, theksoi se ky përvjetor është një moment krenarie për arritjet e deritanishme dhe një motivim për të ardhmen.

“Njëzet vjet më parë, e festuam 28 Nëntorin duke i dhënë Shkupit Skënderbeun. Sot, e festojmë me krenarinë e asaj që kemi arritur dhe me vendosmërinë për atë që ende kemi për të arritur”, u shpreh kryetari Mexhiti, duke uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Me manifestimin e sotëm, Komuna e Çairit përmbylli programin gjashtëditor “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”, i cili përmes një sërë aktivitetesh arsimore, artistike dhe kulturore shënoi festat e Nëntorit dhe dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut në Shkup.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jack lowden ndihet ne siklet live kur nje kengetare permend bondin ne graham norton show 6b0afd8e0c30b
Lajmi i mëparshëm

Jack Lowden ndihet në siklet live kur një këngëtare përmend Bondin në Graham Norton Show

rreth 1 500 nxenes marshuan ne tetove per diten e flamurit feste edhe ne gostivar 6b0b072a6d88a
Lajmi i radhës

Rreth 1.500 nxënës marshuan në Tetovë për Ditën e Flamurit! Festë edhe në Gostivar

Të fundit nga

ShkoLartë