Mexhiti nga Gradeci: Jeta e qytetarit vështirësohet, pushteti nuk brengoset për këtë gjendje!

September 8, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti i shoqëruar mga Bashkim Hasani dhe Pajtim Osmani sonte qëndruan në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit.

Mexhiti para të pranishmive tha se është konstatim i përgjithshëm kudo që shkojmë që jeta e qytetarit po vështirësohet dita ditës dhe se pushteti aspak nuk brengoset për këtë gjendje.

“Ne do të lëvizim dhe do të vizitojmë çdo vendbanim ku ka shqiptarë, do të ndëgjojmë problemet dhe sfidat e popullit, dhe për të njejtat do të mundohemi të gjejmë zgjidhje me ekipet tona në Lëvizje, zgjidhje këto që do të jenë pjesë e Platformës tonë fituese! Ne mbajmë përgjegjësi dhe llogari për fjalën e dhënë andaj nuk do ta harrojmë mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë që na e dhatë sonte në Gradec, për çka jemi thellësisht mirënjohës!, shkruan Mexhiti në FB.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miley Cyrus thotë se e mori vendimin për t’u ndarë nga burri i saj gjatë performancës në festivalin ‘Glastonbury’

Story i radhës

Fundjava me maloren e radhës, Molika 2023

Të fundit nga

ShkoLartë