FB IMG 1773941500042

Mexhiti: Nata e Fitër Bajramit sjell bekim dhe bashkim, Çairi në atmosferë festive dhe përgatitje për këtë festë

March 19, 2026
1 minut lexim

“Sonte është një natë e madhe, Nata e Fitër Bajramit, që mbyll një muaj sakrifice, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Urime Nata e Madhe e Fitër Bajramit! Le të jetë kjo natë një bekim për të gjithë”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në mesazhin e tij, Mexhiti thekson se kjo natë përfaqëson përmbylljen e një muaji sakrifice dhe përkushtimi, duke nënvizuar atmosferën festive që ka përfshirë Komunën e Çairit, ku rrugët, lagjet dhe shtëpitë reflektojnë qetësi dhe ndriçim simbolik.

Kryetari i Çairit ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës institucionet komunale janë angazhuar në përgatitjen e objekteve fetare, duke siguruar që çdo xhami të jetë e pastruar dhe e rregulluar për pritjen e besimtarëve në faljen e Namazit të Bajramit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rasti i 5 vjecarit prokuroria nis hetimet per zyrtaret e qps se ne lipjan 69bc15d8cbbbc
Lajmi i mëparshëm

Rasti i 5 vjeçarit, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së në Lipjan

saveski jep deklaraten solemne ne kuvend gashi prokurori i ri te punoje me profesionalizem dhe pergjegjesi 69bc3cfc80107
Lajmi i radhës

Saveski jep deklaratën solemne në Kuvend/ Gashi: Prokurori i ri të punojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi

Të fundit nga

ShkoLartë