mexhiti kater dite liber kulture dhe gjuhe shqipe ne shkup 6a25b36ac1972

Mexhiti: Katër ditë libër, kulturë dhe gjuhë shqipe në Shkup

June 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot është përmbyllur me sukses edicioni i parë i Panairit Shqiptar të Librit – Shkup 2026, ngjarje që e shndërroi sheshin “Skënderbeu” në pikëtakimin më të madh të autorëve, botuesve, lexuesve dhe dashamirëve të librit shqip.

“Sot u përmbyll me sukses edicioni i parë i Panairit Shqiptar të Librit – Shkup 2026, ngjarje që e shndërroi sheshin ‘Skënderbeu’ në pikëtakimin më të madh të autorëve, botuesve, lexuesve dhe dashamirëve të librit shqip.

Nën moton ‘Gjuha jonë, sa e mirë’, panairi mblodhi 55 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, duke sjellë mijëra tituj librash, promovime, diskutime letrare dhe aktivitete kulturore që treguan gjallërinë dhe fuqinë e kulturës sonë.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë edhe çmimet për veprat dhe autorët më të spikatur. Çmimi për ‘Prozën më të Mirë’ iu nda Namik Dokle, për ‘Poezinë më të Mirë’ Resul Shabani, për ‘Përkthimin më të Mirë’ Ana Kove, për ‘Studimin më të Mirë’ Kujtim Shala, ndërsa çmimi për ‘Librin më të Mirë për Fëmijë’ iu nda Rovena Rrozhani. U nderuan gjithashtu me Çmimin e Karrierës Abdullah Zeneli dhe me Çmimin Special pas vdekjes Lindita Ahmeti.

Përmbyllja e këtij panairi shënon fillimin e një tradite të re kulturore për Shkupin dhe një hap të rëndësishëm në forcimin e kulturës së leximit, promovimin e librit shqip dhe krijimin e hapësirave të reja për dijen, kulturën dhe brezat e rinj.

Shkupi foli shqip përmes librit. Dhe ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

elijona binakaj mahnit me dukjen ne pushimet ne jugun e shqiperise 6a25b0bc36c03
Lajmi i mëparshëm

Elijona Binakaj mahnit me dukjen në pushimet në jugun e Shqipërisë

me mire per tetoven organizoi xhiro me bicikleta per rritje te vetedijesimit per perdorim te bicikletave 6a25b4b46cd7a
Lajmi i radhës

Më mirë për Tetovën organizoi xhiro me biçikleta për rritje të vetëdijësimit për përdorim të biçikletave

Të fundit nga

ShkoLartë