Mexhiti godet BDI-në: Nuk kanë ditur të qeverisin, as nuk dinë të bëjnë opozitë

June 30, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka akuzuar ashpër Bashkimin Demokratik për Integrim duke thënë se kjo parti po përpiqet të rikthehet në pushtet përmes skenarëve destabilizues dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike.

“BDI nuk di të bëjë opozitë, prandaj po përpiqet të rikthehet në pushtet me skenarë destabilizues dhe urrejtje ndëretnike,” shkruan Mexhiti në një status në Facebook, duke thumbuar ashpër partinë që për dy dekada dominoi në pushtetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, fushatat e fundit dezinformuese po dirigjohen nga “shefi në arrati” i lajmeve të rrejshme, të financuara nga “nëntoka ruso-serbe”, përmes rrjeteve të bixhozit dhe kazinove që, siç thotë ai, u sollën në vend nga vetë BDI.

Mexhiti rendit disa nga dështimet që, sipas tij, BDI po përpiqet t’ia faturojë VLEN-it:

  • Heqja e Balancuesit, për të cilin më pas u fajësua VLEN;
  • Ligji për gjuhën shqipe, i lënë i papërfunduar nga vetë BDI;
  • Regjistrimi i mërgatës me një metodologji të propozuar nga ata vetë.

“Nuk ndërtohet e ardhmja me mashtrime dhe frikë, por me drejtësi dhe përgjegjësi,” përfundon Mexhiti, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës dhe manipulimit nga një opozitë që, sipas tij, po përpiqet të rikthehet përmes kaosit.

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Universiteti i Pejës shënon rritje të cilësisë akademike, arritje nga monitorimi i ORCA-s

Të fundit nga

ShkoLartë