Mexhiti: Dita e Alfabetit shqip këtë vit po shënohet në kohë të debatit të ashpër për përdorimin e gjuhës

November 22, 2024
1 minut lexim

Shkup, 22 nëntor – Shënimi i Ditës së Alfabetit shqip po ndodh në kohë të debatit të ashpër, i cili po shkakton tema të panevojshme, tha zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në Akademinë e sotme solemne me rastin e Ditës së Alfabetit shqip, që u mbajt në Qeveri. Sipas tij, debati i tillë është nxitur për t’u defokusuar interesi publik dhe të bëhen kriza aty ku nuk ka.

Sipas Mexhitit, Gjykata kushtetuese, në vend të institucionit, i cili duhet t’i ruajë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, u shndërrua në institucion, ndaj të cilit të gjithë hedhin zjarr, mllef dhe shigjeta.

“Asnjë e drejtë e fituar apo e ushtruar nuk mund të shfuqizohet apo kufizohet, sepse nëse duam njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë në shoqëritë multietnike, atëherë është detyra jonë t’u sigurojmë apo garantojmë gëzimin dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të fituara”, tha Mexhiti në fjalimin.

Ai dërgoi thirrje deri te institucionet që ta kryejnë punën e tyre në pajtim me kompetencat.

“Pres që Gjykata kushtetuese të merret me aspektet e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe civile dhe të mos involvohet në mendime politike për çështje aktuale dhe të mbetet arbitër i paanshëm dhe më larg ndikimeve politike, kur merren vendime”, tha Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona përgatit kontratën stratosferike

Story i radhës

Gashi: Emërimi i Shekerinskës zëvendës-sekretare gjenerale në NATO sukses për shtetin

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë