IZET MEXHITI 1

Mexhiti: BDI po proteston kundër vetvetes, ne po krijojmë zgjidhje

May 18, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari I VLEN-it, Izet Mexhiti në një deklaratë për “Euronews Albania” ka thënë se janë për zgjidhje institucionale të çështjes së studentëve dhe se e mbështesin protestën e tyre.

“Por njëherësh e kemi dënuar tentimin për instrumentalizimin e tyre nga një pjesë e infiltruar brenda këtij grupi të studentëve që janë fëmijë të funksionarëve të BDI-së që nuk e kanë zgjidhur çështjen qe 20 vite. Në protestë dalin ministra shqiptarë të Drejtësisë që nuk e kanë zgjidhur këtë çështje dhe pse kanë pasur mundësinë, por të njëjtit sot pa fytyrë dhe pa turp dalin e protestojnë që në fakt protestojnë kundër vetvetes”, tha Mexhiti.

Ai mes tjerash tha se kanë marrë votën për të gjetur zgjidhje institucionale dhe janë duke e bërë këtë.

“Jemi për të gjetur zgjidhje, jo për të protestuar, nuk është problemi i protestës, i mbështesim protestat, por obligimi jonë është aty ku jemi të krijojmë zgjidhje dhe po krijojmë zgjidhje. Kemi zgjidh çështje edhe pa protesta të studentëve”, ka nënvizuar Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 17791185832171
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: 4.5 milion denarë për bursa sportive në Butel, shpallet thirrja publike për aplikim

rritet numri i femijeve me ankth ne linjen sos jane raportuar 284 femije 6a0b3a8f5201a
Lajmi i radhës

Rritet numri i fëmijëve me ankth! Në linjën sos janë raportuar 284 fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë