FB IMG 17791185832171 scaled

Kostovski: 4.5 milion denarë për bursa sportive në Butel, shpallet thirrja publike për aplikim

May 18, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njoftoi ndarjen e një buxheti rekord prej 4.500.000 denarësh për mbështetjen e sportistëve më të suksesshëm nga Komuna e Butelit. Sipas tij, komuna vazhdon të dëshmojë epitetin si një nga më sportivet në vend, gjë e konfirmuar disa herë përmes arritjeve të larta sportive.

Nga sot është shpallur thirrja publike për ndarjen e bursave sportive, e cila do të jetë e hapur për 15 ditë.

Komuna do të ndajë gjashtë kategori bursash:

Bursa e kategorisë së parë: 12.000 denarë në muaj, për një periudhë njëvjeçare;

Bursa e kategorisë së dytë: 8.000 denarë në muaj, për një periudhë njëvjeçare;

Bursa e kategorisë së tretë: 5.000 denarë në muaj, për një periudhë njëvjeçare;

Bursa e kategorisë së katërt: 24.000 denarë, pagesë e njëhershme;

Bursa e kategorisë së pestë: 10.000 denarë, pagesë e njëhershme;

Bursa e kategorisë së gjashtë: 6.000 denarë, pagesë e njëhershme.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në arkivin e komunës, me shënimin “Thirrje për ndarjen e bursave sportive për sportistët e Komunës së Butelit”. Kushtet dhe kriteret për përfitimin e bursave janë të përshkruara në mënyrë të detajuar në rregullore dhe në thirrjen publike, e cila mund të gjendet në këtë link:

https://t.ly/W4o1J

Për transparencën e procesit është caktuar një komision i përbërë nga përfaqësues të administratës komunale, ndërsa sipas rregullores, kriteri kryesor për përzgjedhjen e përfituesve do të jenë rezultatet e arritura sportive.

Nga Komuna e Butelit theksojnë se ndarja e bursave sportive përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbështetjen e sportistëve dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

merz irani duhet te negocioje seriozisht me shba dhe te ndaloje sulmet 6a0b306aea4a4
Lajmi i mëparshëm

Merz: Irani duhet të negociojë seriozisht me SHBA dhe të ndalojë sulmet

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: BDI po proteston kundër vetvetes, ne po krijojmë zgjidhje

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë