1
Shkup, 17 dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin Daily Click në TV21, ka kritikuar ashpër ish-partinë e tij, BDI, dhe lidershipin e saj, duke përmendur deklaratat e ish-bashkëpartiakëve.
“Artani vet ka thënë se nuk bëj asgjë pa më thënë Ali Ahmeti. Unë nuk jam pjesë e atij subjekti, mbetet subjekti të bëjë analiza se si një parti e dalë nga gjaku i luftëtarëve të shndërrohet në parti shërbëtore e Mijallkovit. Ali Ahmeti më thoshte: ‘E di që s’ma do mileti, por ma dojnë ndërkombëtarët’, por u pa sa e duan ndërkombëtarët,” deklaroi Mexhiti.
BURIMI: zhurnal.mk