Mexhiti: Anesteziologut mund t’i merret licenca përgjithmonë

April 20, 2023
1 minut lexim

Anesteziologut Valon Dervishi mund t’i merret licenca përgjithmonë dhe asnjëherë mos të punon si mjek, thotë ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Tani për momentin, anesteziologut licenca i është marrë për 7 vjet dhe ai për momentin është në paraburgim.

“Në kuadër të ligjit, atij do t’i merret licenca për 7 vjet deri në përfundimin e procedurës. Më pas atij mund t’i hiqet licenca përjetë. Nuk ka asnjë procedurë disiplinore të nisur deri tani, nuk e di pse, por ajo çfarë mund t’ju them, deri para dy javësh, imagjinoni nuk ka pasur një komision disiplinor në spital, nuk e di pse ishte kështu. Tani e tutje tek unë në Ministrinë e Shëndetësisë nuk do të vazhdojë kështu, gjërat do të trajtohen në të njëjtin moment dhe do të ndëshkohen më rëndë.”, – deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Me propozim të Prokurorisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, për mjekun Valon Dervishin 43-vjeçar, anesteziologut nga Tetova i është caktuar masë paraburgimi prej tetë ditësh, i cili ka incizuar dhe transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale personelin mjekësor dhe gratë shtatëzana, paciente në njërën nga sallat e spitalit dhe ka publikuar ato drejtpërdrejtë në rrjetin social TikTok. Përcaktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka iniciuar procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë nga pakujdesia në shërbim” si dhe “incizim i paautorizuar” nga neni 152 paragrafi 2 i Kodit Penal.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po e grimonte për “Prime”, parukieri ia plas në fytyrë Deas: Sa e keqe je, më frikëson si qesh

Story i radhës

Në vitin 2020 një aeroplan me 100 pasagjerë u përfshi nga flakët dhe u rrëzua në Francë, tani janë zbuluar fjalët e fundit rrëqethëse të pilotit

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë