Thomas Meunier i ka theksuar raportet që ai dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund janë thjesht “propagandë”.
Mbrojtësi i djathtë i Belgjikës i është referua kështu një raporti të një gazete gjermane ku thuhet se ai është duke e kërkuar largimin nga klubi. s
Drejtori i Dortmund, Sebastian Kehl ka thënë të shtunën që që nuk ka ndonjë ofertë për Meunier dhe ata nuk janë duke u përballur me ndonjë kontakt për të si qëndrojnë punët deri tash.
Ai po ashtu ka thënë se ata nuk presin ndonjë ofertë për të dhe nuk kanë planifikuar largimin e tij.
Sky Sports News ka raportuar javën e kaluar që Manchester United janë të interesuar në Meunier, por janë një numër gjërash që i bën ata të dështojnë në nënshkrimin e tij.
United do të dëshironte që ta lejonte largimin e Aaron Wan-Bissaka, i cili kërkohet edhe nga Crystal Palace, duke lejuar Dortmundin që ta gjejë një zëvendësim për të.