Moti i mirë dhe temperaturat e larta mbi mesataren në stinën në të cilën jemi, duket se po largohen nga dita e nesërme.
Kështu të paktën shpjegoi meteorologu Mendim Rugova, në emisionin Kosova Today.
Rugova tha se kjo do të ndodhë si shkak i një shtrese të ftohtë ciklonike e cila vjen nga Italia dhe kalon në detin Adriatik.
Sipas tij, të premten do të kemi rrebeshe të shiut edhe në vendin tonë të cilat të shtunën do të shndërrohen në borë.
Ai theksoi se temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, derisa edhe festat e fundvitit do të priten me borë.
Burimi: botasot.info