Meta ul çmimet e planeve me pagesë pa reklama në Europë

November 14, 2024
1 minut lexim

Meta është vënë nën presion nga zyrtarët e Bashkimit Europian lidhur me reklamat e saj të shënjestruara në Facebook dhe Instagram.

Por kompania shpreson se mund të fitojë pëlqimin e autoriteteve rregullatorë duke bërë disa ndryshime në modelin e saj me reklama në vendet anëtare ku përfshihet edhe ulja e çmimit për planit me pagesë.

Duke filluar prej 13 Nëntorit planit me pagesë i cili heq reklamat do të shitet për 6 euro në ueb dhe 8 euro përmes platformat mobile iOS dhe Android. Kompania automatikisht do të kalojë të gjithë përdoruesit me planit me pagesë në çmimet më të ulëta.

Reklamat e shënjestruara janë burimi kryesor i të ardhurave të Meta por autoritetet Europiane kanë bërë presion nga kompanisë që të ofrojë shërbimin pa reklama falas. Meta thotë se kjo ndikon negativisht.

BE-ja nuk e mori mirë lëvizjen e Meta për të ofruar një plan me pagesë pa reklama të shërbimeve të saj ndërsa po hetohet për modelin “prano ose paguaj.” Në Korrik BE-ja tha se Meta ka shkelur ligjet e DMA me këtë plan.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kupa e Shqipërisë, nisin sot sfidat e javës së tretë

Story i radhës

Filkov: Ndryshimet në Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publik janë kyçe për rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë