meta prezanton quest 3 pajisjen me te fundit te realitetit virtual dhe te shtuar 647a205925dd2

Meta prezanton Quest 3, pajisjen më të fundit të realitetit virtual dhe të shtuar

June 2, 2023
1 minut lexim

CEO i Meta Platforms Mark Zuckerberg prezantoi ditën e Enjte pajisjen e gjeneratës së re të realitetit virtual dhe të shtuar Quest 3 ndërsa kompania po përgatitet për tu përballur me Apple në formësimin e këtij tregu i dominuar gjer më sot nga Meta.

Me një çmim fillestar prej 499 dollarësh, pajisja do të jetë 40 përqind më e hollë sesa pajisja e vjetër e kompanisë dhe të ketë një realitet të miksuar me ngjyra që kombinon realitetin virtual dhe të shtuar tha Zuckerberg përmes një postimi në Instagram.

Meta gjithashtu tha se do të ulët çmimet e pajisjeve ekzistuese si Quest 2 duke shtuar performancën e pajisjeve për të ofruar eksperiencë më të ëmbël përdoruesi.

Quest 3 do të ketë çipin e ri të Qualcomm me dyfishin e performancës grafike të Quest 2 tha Zuckerberg. Pajisja do të debutojë në Shtator dhe ai premtoi më shumë detaje në konferencën vjetor AR dhe VR të kompanisë më 27 Shtator.

Njoftimi i Zuckerberg erdhi vetëm një javë përpara se rivali Apple të prezantojë pajisjen e saj të realitetit të miksuar, një produkt që do të kushtojë 3 mijë dollarë.

Quest 2 dhe Quest Pro përbënin 80 përqind të shitjeve prej 8.8 milionë pajisjesh në 2022 sipas firmës kërkimore IDC.

Larg në vendin e dytë me 10 përqind të tregut qëndron Pico, pajisja e kompanisë Kineze ByteDance që ka në pronësi TikTok.

Meta Quest Pro do të shitet për 1000 dollarë nga 1500 që ka qenë më herët ndërsa Quest 2 fillon nga 430 dollarë krahasuar me 500 dollarë më herët.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

guardiola e vlereson krejt ndryshe unitedin e tanishem 647a1fa178d8c
Story i mëparshëm

Guardiola e vlerëson krejt ndryshe Unitedin e tanishëm

putin kerkon te behet gjithcka per te parandaluar perpjekjet per te destabilizuar situaten ne rusi 647a209916a3e
Story i radhës

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë