Guardiola e vlerëson krejt ndryshe Unitedin e tanishëm

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij duhet ta dijë që Manchester United në këtë moment është një skuadër krejt tjetër nga ajo me të cilën ishte ndeshur në kampionat ku e kishte mposhtur me rezultat 6-3. 

Dy skuadrat takohen të shtunën në finale të FA CUP, ku City po kërkon një trofe për të shtatën herë, ndërsa United është në kërkim të trofeut të trembëdhjetë. 

“Ajo që Manchester United po bën në pesë apo gjashtë muajt e fundit flet se është një ekip krejtësisht tjetër nga ai që u përballëm në fillim të sezonit”, ka thënë Guardiola në një konferencë për shtyp të premten.

“Është vetëm një ndeshje kështu që ne duhet të jemi më të mirë për ta fituar”. 

Spanjolli është ndalur edhe tek trajneri holandez i Unitedit, Erik ten Hag. 

“Nuk mund të them se jemi miq, por ai përfaqëson profesionin tonë si trajner në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se United ka një trajner të jashtëzakonshëm”. 

City, i cili në javët e fundit të sezonit të Premier Leagues ishte i pamposhtur duke fituar edhe titullin e tretë radhazi, më 10 maj do të përballet me Interin në finalen e Champions League, e vetmja garë që City ende nuk e ka fituar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NRG Band sjellin këngën e re “Haram”

Story i radhës

Meta prezanton Quest 3, pajisjen më të fundit të realitetit virtual dhe të shtuar

Të fundit nga