Meta nën hetim, Prokuroria e Posaçme kërkon formularin e vetëdeklarimit

min lexim

Prokuroria e Posaçme në Shqipërisë, SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

Përmes një njoftimi për mediat, SPAK sqaron se kërkesa e drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) për një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Metën është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri.

“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

“Kam kallëzuar në SPAK Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Vangjel Tavon, dhe administratorin e Dorelita Invest që është një kompani që operon në Qipro dhe është lavatriçja kryesore e pastrimit të parave të LSI-së. Në këtë dosje ka fakte dhe pretendime, që thuhet janë paguar qindra mijëra euro për ngritjen e figurës së Ilir Metës. Sot që flasim gazetat austriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro që janë derdhur në shërbim të LSI-së. Këta persona akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Meta, Kryemadhi e të tjerë do të përballen me fakte konkrete, paratë e fituara nga korrupsioni qeverisjes së LSI-së. Institucionet shtetërore flenë gjumë përpara fakteve që bërtasin me të madhe. Paratë janë derdhur nëpërmjet bankave, por janë përdorur kompanitë offshore në Qipro, pasi lehtësisht e kanë me ligj që mund të mos i deklarojnë paratë”, tha ish-deputeti në qershor pasi depozitoi padinë në SPAK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti flet për takimin me Vuçiç në Bruksel, tregon 6 pikat e paraqitura për marrëveshjen finale

Story i radhës

Një film për ngritjen dhe rënien e BlackBerry

Të fundit nga