meta merr ftesen e liderit te opozites turke per te vizituar stambollin 6239dad39afdc

Meta merr ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin

March 22, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryetarin e Bashkisë së Maltepe në Turqi Ali Kiliç.

Meta thotë se kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shton se ai i ka përcjellë ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!”, shkruan Meta.

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ja sa paguhet granit
Story i mëparshëm

Ja sa paguhet Granit Xhaka

tre te vdekur dhe 41 raste te reja me covid 6239dad6ecf98
Story i radhës

​Tre të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë