Meta i përgjigjet etiketimeve të Ramës: E dinë të gjithë sa normal është! E nxori policia nga avioni se bëri sherr me stjuardesat

June 6, 2022
1 minut lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur etiketimit që kryeministri Rama i bëri të Premten, ku e krahasoi me Haxhi Qamalin dhe e quajti kaçak.

Meta u shpreh se këto etiketime nuk e shqetësojnë fare kur vijnë nga një person që e nxjerrin policat nga avioni se bën sherr me stjuardesat, duke iu referuar incidentit të kryeministrit në aeroportin e Frankfurtit.

“Etiketimet që më ka bërë dhe më bën mua nuk më shqetësojnë fare, se të gjithë e dinë se kush është dhe sa normal është.

Të arrijë ta nxjerrë policia nga avioni se bën sherre me sduardjesat, kuptojeni se çfarë reference e besueshme është ai si person me integritet dhe person me standard të larta etike.

Se si më ka cilësuar mua nuk më shqetëson, se si më shqetësojnë të tjerët nuk më shqetëson

Jam shumë i lumtur që e kam bërë detyrën time me përkushtim maksimal”, tha Meta.

DEKLARATA E RAMËS

Meta nuk është komandat është kaçak, por sigurisht që ky vend ka patur dhe kaçakë shumë të famshëm në të cilën Meta ka pasur pjesën e vet bashkë me Haxhi Qamilin. Ky vend ka pasur edhe kaçakë shumë të famshëm. Nuk na intereson fare zoti Meta, sot kemi konsideruar një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë bllokun e fundit, pra 6 kandidatura dhe me shumë kujdes kemi renditur. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merret vendimi zyrtar, çfarë do të ndodhë me ndeshjen e shtyrë

Story i radhës

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës “po kthehet në një krizë të trafikimit të qenieve njerëzore”

Të fundit nga

ShkoLartë