Meta i drejtohet qeverisë: Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qeverinë në lidhje me nismën e  Këshillimit Kombëtar, ku qeveria kërkon të dëgjojë opinionet e qytetarëve për disa çështje.

Me nota ironie, kreu i shtetit thotë se mirë që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por shton se kur do të flasin me nënë Lizën, një nga banorët e cila është kthyer në simbolin e rezistencën në lagjen “5 maji”.

Meta inkurajon më tej qeverinë që të dëgjojë me përulësi zërin e qytetarëve që kërkojnë lirinë dhe të drejtat e tyre.

Postimi i Presidentit

Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët 👏, por me Nënë Lizën kur do flisni?!

Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!

Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ковачевски се сретна со новиот шеф на Меѓународниот републикански институт во земјава

Story i radhës

SHBA dhe Rusia me akuza të ndërsjella për krizën në Ukrainë.

Të fundit nga