Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qeverinë në lidhje me nismën e Këshillimit Kombëtar, ku qeveria kërkon të dëgjojë opinionet e qytetarëve për disa çështje.
Me nota ironie, kreu i shtetit thotë se mirë që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por shton se kur do të flasin me nënë Lizën, një nga banorët e cila është kthyer në simbolin e rezistencën në lagjen “5 maji”.
Meta inkurajon më tej qeverinë që të dëgjojë me përulësi zërin e qytetarëve që kërkojnë lirinë dhe të drejtat e tyre.
Postimi i Presidentit
Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët 👏, por me Nënë Lizën kur do flisni?!
Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!
Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!