Mesut Ozil rikthehet vitin e ardhshëm.
Mesut Ozil ka vendosur t’i japë fund problemeve në shpinë. Fantazisti turko-gjerman e ka ndarë mendjen dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale që do e mbajë jashtë fushave të blerta për rreth 3 muaj.
Një mungesë e madhe për ekipin e Basaksehirit dhe trajnerin Emre Belozoglu, me mesfushorin ofensiv që pritet të rikthehet i gatshëm në vitin 2023.
Basaksehir renditet përkohësisht në vend të tretë në kampionatin turk, ndërkohë që po garon edhe në Conference League, aty ku ka fituar dy sfidat e para në grupin A (Hearts, Fiorentina).