Mësuesja u largua nga detyra, prindërit kërkojnë sqarime, nxënësit bojkotojnë mësimin

February 3, 2022
1 minut lexim

Nxënësit e klasës së parë a në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë po bojkotojnë mësimin pas shkarkimit të mësueses. Prindërit protestuan tek shkolla duke kërkuar sqarime për procedurën e ndjekur ndërkohë që vetë arsimtarja pretendon se shkak i largimit është përdorimi I telefonit për të dokumentuar me foto një rast dhune të nxënësve me njëri-tjetrin.

Shkarkimi i një mësueseje në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë ka nxjerrë në protestë nxënësit dhe prindërit.

Ata kanë bërë edhe një kërkesë për dhënie informacioni dhe verifikim procedure ndaj drejtorisë së shkollës, komisionit disiplinor, drejtorisë arsimore, zyrës vendore arsimore Tiranë dhe ministrisë së arsimit.

Prindërit thanë se arsyeja e shkarkimit të mësueses është e paqartë, pasi znj. Edmira Goga ka filmuar nëpërmjet celularit një rast të përsëritur dhune të një nxënësi ndaj tjetrit, të cilin ia ka komunikuar prindit të fëmijës privatisht.

Nisur nga ankesa e prindit në fjalë momentalisht mësuesja nuk figuron të jetë paraqitur më në shkollë dhe u ka konfirmuar prindërve shkarkimin e saj.

Prindërit u shprehën të shqetësuar për këtë situatë, pasi kolektivisht ata shprehen se mungesa e mësueses po dëmton vijueshmërinë normale të procesit mësimor.

Ata deklaruan se kanë qenë vetë dëshmitarë të dhunës së nxënësit në fjalë ndaj nxënësve të tjerë dhe se fëmijët e tyre kanë pasur një lidhje shumë të ngushtë me mësuesen Edmira Goga.

E pyetur për shkarkimin e mësueses, drejtoresha e shkollës “Avni Rustemi” u shpreh se çështja është në procedurë juridike dhe se arsyeja e largimit nga puna i është bërë e ditur vetë mësueses Edmira Goga.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kushtrim Krasniqi flet nga Kina: Në Fshatin Olimpik vërehen masa të mëdha

Story i radhës

Kusari: Me arrestimin e sotëm u dha ky mesazh

Të fundit nga

ShkoLartë