Kusari: Me arrestimin e sotëm u dha ky mesazh

Flutura Kusari e cila është juriste për media, ka komentuar rastin e arrestimit të gazetarit të agjencisë së medieve, Ekonomia Online.

Ajo tha se këtë arrestim e sheh ndërhyrje flagrante ndaj lirisë se medieve, duke e arrestuar dhunshëm një kameraman që, sipas saj, po e kryente punën e tij.

Kusari më tej tha se është e pabesueshme që Policia e Kosovës e merr lirinë dhe arreston një gazetar, që sipas saj, ishte duke vepruar në pajtim të plotë me etikën e gazetarisë.

“Lehtësia e një turme të policëve me iu vërsulë një kameramani dhe me e largu prej tyre është tronditëse, sepse mesazhi është “kështu duhet me ua bë gazetarëve dhe kameramanëve” dhe kështu duhet vepruar sa herë që i shihni kinse po e pengojnë punën e tyre”, është shprehur Kusari.

Pas rastit, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se arrestimi sipas tyre ka ndodhur pasi kameramani në fjalë ka penguar punën e policisë.

Për këtë, Kusari tha se policia e ka vazhduar sulmin ndaj lirisë së medieve edhe në komunikatë, pasi sipas saj, ajo komunikatë ishte e mbushur me gënjeshtra.

“Policia mund të kërkojë largimin e kameramanëve atëherë kur prezenca e tyre e pengon aksionin policor, gjë që nuk ishte situata tani, sepse kameramanët e tjerë qëndruan në vendin e ngjarjes dhe e dyta kur ka rrezikshmëri për vetë jetën e kameramanit”.

“Në situata të tilla duhet shpjeguar situata nga ana e policisë dhe në qoftë se kameramani refuzon të largohet dhe policia e dinë që po i rrezikohet jeta, atëherë policia mund ta largojë me dhunë”, është shprehur Kusari.

Juristja për media, gjithashtu tha se Policia e Kosovës nuk është e përgatitur që t’i trajtojnë rastet që kanë të bëjnë me gazetarë, e që kjo, tha ajo, u dëshmua edhe në rastin e intervenimit të policisë në veri të vendit.

“Policia e Kosovës nuk është e përgatitur që t’i trajtojnë rastet që kanë të bëjnë me gazetarë, ata nuk kanë protokoll të sigurisë, dhe kjo u dëshmua edhe në rastin e intervenimit në veri, kur policia i la gazetarët në lloç me u ballafaquar me të gjithë ata protestues në rrezikshëm”, është shprehur Kusari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësuesja u largua nga detyra, prindërit kërkojnë sqarime, nxënësit bojkotojnë mësimin

Story i radhës

Flet babai i Ëmbla Ademit nga Gostivari, që iu kthye shkollimit

Të fundit nga