Flet babai i Ëmbla Ademit nga Gostivari, që iu kthye shkollimit

Ilir Ademi, babai i Ëmbla Ademi tha se problemi i vajzës së tij me sindromën Down është zgjidhur.

Ai ka thënë se shpreson që një gjë e tillë të mos ndodh më askund.

“Mendoj që është zgjedh problemi. Postimi që e bëra e mbaroi punën në mënyrën më të mirë dhe shpresoj që kjo mos të ndodhë asgjëkund, as në Maqedoninë e Veriut, as në Kosovë e Shqipëri”, ka thënë ai.

Ademi tha se me këto probleme me vajzën e tij ballafaqohet që kur ajo ishte trevjeçare.

Babi i Ëmblës tregon se si prindërit e klasës ku ndjek ajo mësimin në Gostivar kanë bërë peticion që vajza të largohet nga shkolla.

“Ne përballemi me probleme që nga mosha trevjeçare, kështu që i erdhi fundi kësaj problematike. Problemi ka ndodhur në gjysmë vjetorin e parë ku vajza është dashur që me peticion të prindërve të moshatarëve të saj, ishte në paralele që ndiqte mësimin. Ata bën peticion që ta largojnë vajzën nga klasa për shkak se shfaq agresivitet, lëshon zëra, bën gjëra banale që unë në komunikim me drejtorin thashë që nuk është kjo arsyeja pse ta largojnë nga shkolla”, ka thënë jo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kusari: Me arrestimin e sotëm u dha ky mesazh

Story i radhës

Физички нападната девојка поради претходно недоразбирање

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish