mesuesit ne shkoder i hodhen tritol ne banese dyshohet se autoret paralajmeruan vellane e tij zbardhen emrat 6aa5c94fafecc

Mësuesit në Shkodër i hodhën tritol në banesë, dyshohet se autorët ‘paralajmëruan’ vëllanë e tij, zbardhen emrat

September 12, 2026
1 minut lexim

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, në Shkodër.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati, arsimtar.

Policia dyshon se motivet e ngjarjes mund të lidhen me vëllanë e 60-vjeçarit, Gezim Bushati, dhe veprimtarinë e tij në Gjermani.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lvv merr vendim neser voton citakun dhe shalen per nenkryetare te kuvendit 6aa5c8d71318b
Lajmi i mëparshëm

LVV merr vendim: Nesër voton Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

kaos ne fluturimin nga australia ne katar dy burra u prangosen pasi bertisnin se donin te qellonin njerez 6aa5c9b187cc7
Lajmi i radhës

“Kaos” në fluturimin nga Australia në Katar, dy burra u prangosën pasi “bërtisnin se donin të qëllonin njerëz”

Të fundit nga

ShkoLartë