Messi tregon favoritët e Botërorit

October 18, 2022
min lexim

Botërori është një muaj larg nga starti dhe vëmendja e Lionel Mesit ka nisur të spostohet drejt Katarit, atje ku do të përpiqet të fitojë të vetmin trofe që i mungon në karrierën e tij të lavdishme.

Gjatë një interviste për televizionin argjentinas “DIRECTV”, ylli i PSG-së, i cili me shumë mundësi do të luajë Botërorin e fundit në karrierën e tij, beson se rivalët me të mëdha të Argjentinës do të jenë dy kombëtaret e shokëve të tij të sulmit në Paris, Franca e Kilië Mbapesë dhe Brazili i Nejmarit. Por 35-vjeçari rendit mes favoriteve edhe Anglinë, Gjermaninë dhe Spanjën.

“Sa u përket favoriteve ka skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja. Por unë jam i sigurt se po harroj disa. Por nëse do ta ngushtojmë rrethin në vetëm një apo dy, atëherë mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatet më të mëdha për këtë Botëror.

Ato kanë të njëjtin grup prej një kohe të gjatë. Franca, përveç Europianit të fundit që shkoi keq, ka futbollistë të shkëlqyer dhe të njëjtin trajner prej një kohe të gjatë. Brazili gjithashtu”.

Kupa e Botës në Katar që nis në 20 nëntor dhe do të jetë i pari turne që do të zhvillohet në dimër, duke e ndërprerë në mes sezonin, vjen me shumë probleme për kombëtaret.

Dëmtimet e Di Marias dhe Dibalës janë një shqetësim për Argjentinën dhe Mesi pranon problemin:

“Dëmtimet janë një problem. Ky është një Botëror i ndryshëm, i cili do të luhet në një tjetër kohë të vitit nga turnetë e tjerë dhe është kaq e pashmangshme që çdo gjë e vogël që mund të të ndodhë të të lërë jashtë turneut.

Ajo që ndodhi me Dibalën dhe Di Marian është shqetësuese dhe në aspektin personal ti je më shumë i trembur kur shikon këto dëmtime. Është diçka që të kalon nëpër mend, por unë mendoj se të zbresësh në fushë dhe të luash duke menduar këtë gjë mund të jetë gjithashtu kontradiktore.

Gjëja më e mirë që mund të bësh është të luash normalisht ndeshjen tënde siç bën gjithnjë. Unë shpresoj që Di Maria dhe Dibala të rikuperohen në kohë. Ata kanë mjaftueshëm kohë për të mbërritur në turne në formë të mirë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Greqia qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Ukraina

Story i radhës

Fajon: Deri në 2030-tën RMV mund të bëhet anëtare e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë