Lionel Messi nuk i ka treguar ende vlerat e tij në Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në “Parkun e Princave”.
Kjo vërehet edhe në statistikat e tij të zbehta kundrejt eksperiencës së jashtëzakonshme që e kishte në Barcelonë, ku kishte fituar gjithçka.
E tash, shtatë herë fituesi i Topit të Artë” e ka mundësinë të shpërthejë dhe ta tregojë veten në “Santiago Bernabeu”, një stadium të cilin e ka specialitet.
Francezët presin shumë nga ylli argjentinas, i cili kur është në formë, mund ta vendos i vetëm lojën.
PSG-ja në fakt nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Derisa të gjithë e kanë fokusin tek lojtari më i mirë i parisienëve, Kylian Mbappe, Messi mund të shpërthejë dhe ta vendos fatin e këtij takimi.
Parisienët e fituan lojën e parë 1:0 dhe do të shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë kapital.
Nga ana tjetër, mision i trupës së Carlo Ancelottit është përmbysja e rezultatit dhe kualifikimi në çerekfinale.