Po luan ende në majat e futbollit evropian, por ofertat jashtë kontinentit të vjetër nuk po i mungojnë.
Leo Messi është në radarin e skuadrës amerikane Inter Miami, e cila për pronar ka ish-futbollistin e njohur, David Beckham.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Goal..
Goal shkruan se “Inter Miami do të “shtyjë” për të nënshkruar me Lionel Messin, sipas bashkëpronarit të klubit, Jorge Mas, i cili ka sugjeruar se marrëdhënia e David Beckham me yllin e Paris Saint-Germain mund t’i ndihmojë ata të finalizojnë një marrëveshje”.
33 vjeçari është duke e pasur një sezon me ngritje dhe zbritje të formës.
Ai ka zhvilluar gjithsej 16 paraqitje në Ligue 1 teksa ka shënuar vetëm dy gola. Statisikë aspak e mirë për një futbollist të kalibrit të tillë.
Por, në anën tjetër ka regjistruar 11-të asistime, duke qenë asistuesi më i mirë në elitën e futbollit francez.
Paraqitje solide ka pasur në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar pesë gola në – gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Vlera e tij në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarket” vlerësohet të jetë 60 milionë euro.