​Presidenti i SC Gjilanit jep 50.000 euro për Fondin e Sigurisë

Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Superligës së Kosovës.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet më tutje në këtë njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Messi në radarin e Inter Miamit

Story i radhës

Mësimet e dobishme që çdo vajzë nxjerr pas një ndarje

Të fundit nga