Argjentina do të nis sot rrugën drejt trofeut të saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986, në atë që pritet të jetë mundësia e fundit që ylli Lionel Messi ta rrëmbejë trofeun e shumë kërkuar.
Cilësia që ofron faza sulmuesi, ku përkrah Messit do të jenë emra si Angle Di Maria dhe Lautaro Martinez jep optimizëm edhe më të madh se kjo skuadër mund të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni, raporton KosovaPress.
Kundërshtari i parë në kuadër të Grupit C është Arabia Saudite dhe fitorja e Messit me shokë nuk pritet të jetë shumë e vështirë, së paku në letër.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 11:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Argjentina: (4-3-3): Emiliano Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Paredes, Mac Allister; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria
Arabia Saudite: (4-2-3-1): Al-Oëais; Al-Breik, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Shahrani; Kanno, Al-Malki; Al-Shehri, Al-Faraj, Salem Al-Daësari; Al-Buraikan.