messi keto jane dite shume te vecanta 641deba6cfd09

Messi: Këto janë ditë shumë të veçanta

March 24, 2023
1 minut lexim

Argjentina zhvilloi ndeshjen e parë pas triumfit në Kupën e Botës “Katar 2022”, dhe mposht Panamanë me rezultatin e pastër 2:0.

Thiago Almada dhe Lionel Messi ishin autorët e golave.

Kjo ndeshje u zhvillua në Buenos Aires dhe padyshim se atmosfera ishte jashtëzakonisht e zjarrtë.

Rreth kësaj së fundmi ka shkruar edhe Messi. Ylli argjentinas falënderoi të gjithë për atmosferën e krijuar.

“Shumë herë kam imagjinuar se çfarë mund të ishte të kthehesha në vendin tim si kampion bote, por tani nuk kam fjalë për të shpjeguar atë që ndjej, sa mirënjohëse u jam të gjithë njerëzve për dashurinë…

Këto janë ditë shumë të veçanta dhe mund t’ju them vetëm se kam një lumturi të pamasë të shoh të gjithë popullin argjentinas duke shijuar dhe festuar atë që ishte një tjetër sukses i të gjithëve. Faleminderit!!!”, shkroi sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ilir meta kujton nderhyrjen e nato s ne kosove para 24 vitesh nuk festova dot 30 vjetorin 641de99cd00aa
Story i mëparshëm

Ilir Meta kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Para 24 vitesh nuk festova dot 30-vjetorin

parandalohet transporti i droges 100 mije euro kapen dilerat nga haracina ne tetove video 641debaacbc60
Story i radhës

Parandalohet transporti i drogës 100 mijë euro, kapen dilerat nga Haraçina në Tetovë (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë