Parandalohet transporti i drogës 100 mijë euro, kapen dilerat nga Haraçina në Tetovë (VIDEO)

Me datë 24.03.2023 nga zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga dhe Substanca të Rrezikshme – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me Droga në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë – SAE Tigar, Ekip Operativ për Kërkime në SVR Shkup dhe SVR Tetovë ka ndaluar dy persona nga fshati Haraçinë, Shkup dhe ka penguar transportin e rreth 35 kg drogë.

“Në orët e hershme të mëngjesit në pikë pagesën në Tetovë, në autostradën Gostivar- Tetovë, zyrtar policor kanë sinjalizuar ndalimin e makinë ‘Renxh Rover’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.A (32), ndërsa bashkudhëtar ka qenë O.A (23), që të dy nga Haraçina. Personat nuk e kanë respektuar sinjalizimin për ndalim të makinës, por kanë dashur të arratisen, gjatë së cilës kanë dëmtuar edhe makinën e policisë, por më pas shumë shpejtë janë ndaluar dhe privuar nga liria” thuhet në njoftimin e policisë./TS/

Story i mëparshëm

Messi: Këto janë ditë shumë të veçanta

Story i radhës

Pas ofendimeve e debateve, Olta bën veprimin e pazakontë, ja çfarë i thotë Fotinisë

Të fundit nga