Dyshja fantastike Mbappe-Messi kthejnë PSG-në te suksesi në Ligue 1, sulmuesi francez në rolin e “bomberit” dhe “Pleshti” si asistues.
Falë bashkëpunimit mes dy prej lojtarëve më të mirë në botë dhe finalizimit të portugezit Danilo skuadra pariziene triumfoi 3:1 ndaj ekipit me më shumë trofe në Francë, St Etienne.
Në fakt, miqtë shënuan të parët me Bouanga që në minutën e 16-të, por ekuilibrat në rezultat u kthyen në fundin e fraksionit të parë falë golit të Mbappesë, që u shërbye nga Messi.
Sapo nisi pjesa e dytë u përsërit i njëjti skenar, Messi që asiston dhe Mbappë që dërgon topin në rrjetë.
Sulmuesi francez, pas dygolëshit të shënuar ndihmoi edhe Danilon në minutën e 52-të për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 3:1.