Lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi është cak i raportimeve të ‘L’Equipe’, për çështje që s’lidhen me futbollin, por me ekosistemin. Messi, aktualisht lojtar i PSZH, ka një avion privat dhe si pasojë e tij ka përfunduar i kritikuar nga gazeta prestigjioze franceze, ‘L’Equipe’.
Kjo e fundit insiston se Lionel Messi, në tre muaj, ka liruar aq “CO2” me avionin e tij privat, sa liron një francez mesatarisht në 150 vite.
Avioni privat i Lionel Messi nuk përdoret vetëm nga lojtari. Atë e përdorin edhe shokët e tij. Dhe sipas raportimeve, avioni i tij ka bërë 52 udhëtime nëpër botë, vetëm mes 1 qershorit dhe 31 gushtit.
Mediat franceze po trajtojnë me seriozitet të lartë problemet që lidhen me ambientin. Pyetje për udhëtimet e skuadrës i ishin drejtuar edhe trajnerit të PSZH-së, Kristofe Galtie.