Mësoje njëherë e përgjithmonë: A duhet të flesh me reçipeta?

March 24, 2022
1 minut lexim

E sigurt që ke dëgjuar shumë opinione të ndryshme për dilemën nëse është mirë apo jo të flesh me reçipeta. Disa njerëz besojnë se duke fjetur me reçipeta parandalojnë rënien e gjoksit, ndërsa të tjerë thjesht mendojnë se reçipetat janë të parehatshme. Për të arritur një konkluzion përfundimtar lidhur me këtë çështje, Huffington Post kërkon ndihmën e Dr. Amber Guth, profesoreshë e asociuar në kirurgji dhe drejtoreshë e qendrës “Langone Medical Center” në New York, për mbrojtjen nga kanceri i gjirit.

E para dhe më kryesorja, sipas Guth: “Nuk ka asnjë dëshmi të sigurt që gjumi me reçipeta është i dëmshëm apo i dobishëm. Rënia e gjoksit apo ndryshimet e tij vijnë për shkak të disa faktorëve: shtatzënia dhe ushqyerja me gji përmenden si më të shpeshtat, por njëkohësisht, rënia vjen edhe me kalimin e viteve apo edhe nga graviteti.”

Megjithatë, Linda Becker, specialiste për trajtimin e gjoksit, mendon ndryshe: “Logjika është këtu: Gjoksi ose do të jetë i mbështetur për 8 orë, ose jo. Si mendon se është më mirë? Ka vetëm një kuptim. Nëse gjoksi mbahet lart, ai do të qëndrojë ashtu për një kohë shumë më të gjatë. Nëse do t’i heqësh reçipetat në fund të ditës, gjoksi do të qëndrojë më lart përgjatë orëve të natës, derisa t’i veshësh reçipetat në mëngjes”,– shpjegon ajo për Huff Post.

Kështu, a duhet të flenë femrat me reçipeta? Sipas Becker, përgjigjja është jo: “Në të vërtetë, kjo varet nga masa e gjoksit. Nëse ke masën 1 ose 2, jo. Nëse masa e gjoksit është më e madhe se 3 dhe lart, atëherë duhet të flesh me reçipeta. Shumë femra mund ta vrasin gjoksin ndërsa flenë, kështu që ato duhet të mbajnë reçipeta. Disa gra kanë nevojë ta kenë gjoksin të mbështetur dhe të mbrojtur.”

Si përfundim, të mbajnë reçipeta gjatë natës u këshillohet të gjitha grave me gjoks të madh për të pasur më shumë mbrojtje dhe rehati.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U përjashtua nga forcat ajrore të Italisë, pilotja 23 vjeçare i bashkohet forcave speciale ukrainase

Story i radhës

Salianji: Që të bashkohemi duhet të heqim “vijat e kuqe”

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë