Mësohet dita se kur do të përcaktohet fati i Chelseas

Banka tregtare “Raine Group”, e cila po këshillon Chelsean në procesin e shitjes, të martën pritet që ta marrë një vendim lidhur me të interesuarit për ta blerë klubin.

Pasi afati për dorëzimin e ofertave përfundoi të premten, tani pritet që të vendoset për pronarin e ri të klubit nga Londra.

Sipas “Goal”, zhvillime të mëtejshme priten të ndodhin të martën, kur edhe do të konfirmohet zyrtarisht një përzgjedhje e ofertuesve.

Sipas këtij mediumi, një konsorcium me lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoritët për të arritur një marrëveshje për blerjen e Chelseas.

Edhe shumë palë tjera thuhet se janë të interesuara për blerjen e klubit londinez, por gjithçka për fatin e klubit pritet të mësohet këtë javë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konflikti me Don Xhonit, Majk sqaron të vërtetën

Story i radhës

Dorëheqja e Bashës, delegacioni i BE: Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë

Të fundit nga