Mësohen çiftet e gjysmëfinales

June 2, 2022
1 minut lexim

Është mbyllur faza çerekfinale e grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe tenistët më të mira që avancojnë në gjysmëfinale. Për meshkuj kemi dy emra surprizë në “Top-4”, që do të përballen mes tyre.

Kroati Marin Çiliç që mposhti numrin 7 në botë, rusin Andrej Rublev me rezultatin 3-2 (5-7, 6-3, 6-4, 3-6, 7-6) pas 4 orësh, duke dalë në gjysmëfinale. Përballë tij do të jetë norvegjezi Kasper Ruud, numri 8 në botë. Ai mundi danezin Holger Rune me 3-1 në sete (6-1, 4-6, 7-6, 6-3).

Te femrat, një biletë për në gjysmëfinale ka siguruar numri 1 në botë, polakja Iga Sviatek. Ajo mposhti 2-0 (6-3, 6-2) amerikanen Xhesika Pegula, duke qenë favoritja kryesore për këtë Grand Slam.

Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë rusja Daria Kastakina, që mundi me 2-0 (6-4, 7-6) në çerekfinale patrioten e saj Veronika Kudermetova.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VMRO: Qytetarët e Maqedonisë paguajnë derivatet me çmime si në Gjermani

Story i radhës

Ushqimi dhe karburantet më të shtrenjta, Qeveria dhe opozita paralajmërojnë propozim-masa

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë