Mësimet e dobishme që çdo vajzë nxjerr pas një ndarje

March 1, 2022
min lexim

Nëse personi juaj i zemrës largohet, duhet të dini se koha do të shërojë çdo gjë, por gjithashtu është koha të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të vazhdoni përpara drejt dashurisë pa kushte.

Kthimi në të qenët sërish beqare nuk është i lehtë. Por përtej dhembjes, mërzisë dhe inatit, çdo grua largohet nga një lidhje me një eksperiencë më shumë. Ja se çfarë rrëfejnë gra të ndryshme të kenë mësuar nga një ndarje.

Kurrë mos jepni më shumë nga sa merrni. Gjithashtu mos kërkoni afeksion. Dashuria e vërtetë lidhet me vullnetin dhe reciprocitetin e barabartë.

Respekt! Nuk është dashuria, por respekti ajo çfarë doja më së shumti nga partneri im dhe vlerësimi për sakrificat që kam bërë për të.

Mësova se vetëvlerësimi im nuk varet nga ato që ai mendon për trupin tim apo për ngjyrën e flokëve të mi. Vetëm unë jam përgjegjëse për lumturinë dhe vetëvlerësimin tim.

Pas nëntë muajsh dhembje mësova se nuk mund ta detyrosh dikë që të dojë ashtu siç e do ti atë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kurrë mos e humb veten në procesin e të dashurit dikë tjetër. Je shumë e veçantë dhe e bukur, e nëse një burrë të bën të ndihesh e pavlerë për dashurinë e tij, jo vetëm që është humbja e tij, por edhe gabimi yt më i madh.

Jeta është më shumë sesa të gjesh njeriun tjetër të zemrës. Martesa nuk është fundi i jetës! Ka shumë aspekte të të jetuarit që i humb nëse shpenzon kohën më të rëndësishme dhe energji të shumta duke gjetur shpirtin binjak.

Ka jetë edhe pas divorcit. Ju mund të jeni një grua e pavarur dhe një model për fëmijët tuaj. Ndiqni ëndrrat tuaja me vendosmëri dhe mos hiqni dorë prej dëshirës për të ndryshuar jetën tuaj.

Mos ndryshoni asgjë nga vetja, ruani vlerat dhe moralin tuaj. Mos ndryshoni që të përshtateni me dikë tjetër, do të pendoheni. Nëse ai nuk ju dëshiron për bukurinë apo mirësinë që keni, atëherë largohuni. Nuk ka gjë më seksi sesa një grua që ia di vlerën vetes.

Besojini instinktit tuaj, gjithmonë.

Nga 20 vite martesë kam mësuar se çdo grua duhet të ketë këshilltarin e saj financiar dhe nuk duhet të dëgjojë bashkëshortin për paratë.

Duhet së pari të duash veten që të të dojë dikush tjetër. Duhet të njohësh veten dhe të dish se çfarë dëshiron vërtet.

Mos kaloni në një marrëdhënie tjetër sapo të mbarojë një lidhje. Jepini vetes kohë të qëndroni pa angazhime.

Pavarësisht se sa dëshironi të përqendroheni te mënyra e keqe si ju trajtoi personi tjetër gjatë martesës, të dy keni kontribuuar te ky problem dhe ju duhet të pranoni përgjegjësinë tuaj.

Nuk është e drejtë të prisni që të tjerët të ndryshojnë. Ata kanë të drejtën të jenë vetvetja. Ju mund të kontrolloni vetëm reagimet tuaja dhe atë me të cilën jeni të gatshëm të përballeni ose jo.

Divorci më mësoi t’i besoja instinktit tim. Përgjatë martesës, u mbështeta tek opsionet e të tjerëve, në vend që të peshohesha te zëri brenda vetes.

Të jesh me një partner nuk përcakton se cili je ti. Unë jam një individ me idetë dhe mendimet e mia brilante dhe partneri im i ardhshëm duhet të më inkurajojë që të shkëlqej po aq shumë sa do ta inkurajoj unë atë.

Një marrëdhënie që merr fund nuk është gjithnjë për keq. Ka gjithnjë dikë tjetër që ia vlen ta keni pranë, mos reshtni së kërkuari.

Është normale t’i jepni dikujt një mundësi të dytë. Mërziteni veçanërisht pasi dikush ju ka lënduar shumë, por ndonjëherë shanset e dyta ju sjellin gjëra më të mira në një marrëdhënie. Nëse të dy duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë, atëherë ia vlen ta provoni.

Një marrëdhënie duhet të jetë në barazi të asaj që merr dhe asaj që jep. Asnjë partner nuk duhet të japë apo të marrë gjithçka.

Është e pashmangshme të ndryshosh apo të rritesh me kalimin e viteve. Mësova se është e pranueshme të lësh të largohet dikë që të pengon. Kurrë mos reshtni së besuari te vetja.

Koha shëron edhe dhembjet më të mëdha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Presidenti i SC Gjilanit jep 50.000 euro për Fondin e Sigurisë

Story i radhës

Biden bisedon me Zelenskyn: Rusia do të mbahet përgjegjëse

Të fundit nga

ShkoLartë