​Mësimdhënësit në grevë njëorëshe, Jashari i quan false deklaratat e Qeverisë se po iu dhimbsen nxënësit

May 12, 2022
1 minut lexim

Ka nisur greva njëorëshe në të gjitha institucionet arsimore në vend.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jashari ka ndjekur nga afër rrjedhën e grevës në shkollën fillore të mesme

Rrahaman Jashari, kryetari i SBASHK-ut, ndoqi nga afër rrjedhën e grevës në shkollën fillore, “Asim Vokshi”, i cili tha se me muaj të tërë i kanë bërë kërkesa e shkresa Qeverisë për të mos ardhur deri tek greva, por që siç tha ai, ekzekutivi nuk i ka marrë parasysh.

“Ligjet nuk ndërrohen çdo ditë, po ashtu jemi duke kërkuar Ligjin për shërbime shëndetësore për arsye se COVID-19 dëshmoi se çfarë do të thotë mungesa e këtij ligji… Një ligj që e punon dikush tjetër ne nuk e pranojmë, ne duam një ligj për pozitën që meritojmë”, tha ai.

Teksa ka shtuar se deklaratat e qeverisë se po iu dhimbsen nxënësit janë false.

Kryetari i SBASHK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, tha se greva nuk vije nga dëshira e tyre por nga Qeveria që nuk po i plotëson kërkesat e tyre.

“Kjo grevë është organizuar për shkak të obligimeve që nuk i kryen Qeveria, nuk është me vullnetin dhe dëshirën tonë por na ka imponuar për kërkesat tona që nuk po plotësohen”, tha ai.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përshtatja e Ballkanit P. me politikën e jashtme të BE-së, “element qendror në rrugën evropiane”

Story i radhës

“Populli i Ukrainës” fiton çmimin e Këshillit Atlantik

Të fundit nga

ShkoLartë