Mesfushori shqiptar shkëlqen në Kroaci, realizon një perlë me goditje dënimi

Indrit Tuci është kthyer në protagonist me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, aty ku ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Rudesit.

Mesfushori shqiptar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 39 të takimit, duke e çuar në rrjetë.

Me këtë gol, Tuci i ka dhënë avantazhin skuadrës së ti, avantazh me të cilin është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Për 23-vjeccarin, kjo ishte ndeshja e tij e 6 për këtë sezon me Lokomotivën dhe goli i parë, teksa ka qenë protagonist edhe me 2 asiste të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Macron: Ambasadori francez në Niger “është marrë peng”

Story i radhës

Veliaj publikon faturat: Bashkia e Kavajës i pagoi 122 mln lekë inceneratorit të Tiranës! Latë pushimet përgjysmë dhe vajtët bëtë pagesën me rroba banjo

Të fundit nga