Mesfushorët italianë vajtojnë humbjen

March 25, 2022
1 minut lexim

Italia pësoi një humbje shokuese përballë Maqedonisë së Veriut duke mbetur sërish jashtë Kampionat Botëror për të dytën herë radhazi. Dy liderët e mesfushës të kombëtarja italiane, Zhorzhinjo dhe Verrati, u shfaqën përpara mediave në shok, duke mos e besuar humbjen.

“Është e vështirë ta pranosh. Nuk e besoj dot që humbëm këtë ndeshje dhe që nuk kemi mundësinë të shkojmë sërish në Botëror.

Kaluam nga gëzimi i madh për fitimin e Europianit te një dramë që e shkaktuam vetëm ne. Edhe pse jam shumë krenar për shokët e mi dhe për atë që dhamë në fushë ndaj Maqedonisë së Veriut, në fund nuk mjaftoi dhe do të jetë e vështirë që diçka e tillë të kapërcehet lehtë.

Ka ardhur koha që të rigrupohemi sërish, t’i bëjmë disa pyetje të vërteta vetes, pasi të luajturit një Kupë Bote po na shndërrohet në një makth”, ishin fjalët e Marko Verratit, i cili ishte më shumë sesa thjesht i kuq në fytyrë.

Fantazisti i PSG-së u duk nervoz, ndërkohë që përkrah tij u paraqit menjëherë më pas edhe ndoshta njeriu që ndjen më shumë se kushdo tjetër peshën e këtij eliminimi, Zhorzhinjo.

“Nuk di se si ta shpjegoj dhe nuk kam aspak turp të qaj përpara kamerave, duke qenë se dhimbja është shumë e fortë dhe ndoshta unë jam ai që jam fajtori më i madh. Kur mendoj për ato dy penallti që gabova kundër Zvicrës, të cilat do të na e kishin shmangur këtë dramë…

Nuk e di, por që tani e ndjej se ato dy gabime do të më përndjekin dhe nuk do t’i harroj kurrë gjatë jetës sime. Gabova dy herë, e kuptoni, dy herë!”, u shpreh Zhorzhinjo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Usyk: Nuk kam frikë

Story i radhës

Natalia nga Mariupoli: Rusët nuk po kursejnë asgjë – po na vrasin çdo ditë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë